DYLON

Almir Ajzeraj me golin e tij ia sjell Dritës fitoren e pestë radhazi

Almir Ajzeraj me golin e tij ia sjell Dritës fitoren e pestë radhazi
Avatar photo Redaksia

Kryendeshja e javës së dhjetë e Superligës së Kosovën në futboll ku u përballën dy prej pretendentëve për titull kampioni, Llapi – Drita,  i ka takuar skuadrës gjilanase.

Ishte goli i Almir Ajzerajt në minutën e 81-të, që ia sigurojë fitoren e rëndësishme Dritës dhe tri pikë të reja, duke e ngritur tani në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit.

EkoHigjiena

Me këtë fitore Drita ka një ecuri fantastike pasi radhiti fitoren e pesë radhazi dhe tani ka 21 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila është me Ballkanin, që aktualisht kryeson tabelën me dy pikë më shumë.

Drita vazhdon të jetë e pamposhtur deri më tani, 6 fitore e tri barazime dhe me vetëm 4 gola të pësuar, derisa reparti sulmues ka tundur 16 herë portën kundërshtare, statistika këto nga nëntë xhiro.

Kjo fitore e Dritës konsiderohet e rëndësishme  në hapërimin e saj të mëtutjeshëm për titull kampioni. /2LONLINE/