DYLON

Gjilani mposht Fushë Kosovën, regjistron fitoren e tretë

Gjilani mposht Fushë Kosovën, regjistron fitoren e tretë
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e futbollit Gjilani, si nikoqire ka arkëtuar tri pikë të reja pasi ka mundur Fushë Kosovën, me rezultat 1-0.

EkoHigjiena

Kushtrim Shabani në minutën e 67-të shënoi golin e fitores për skuadrën kuq e bardhë dhe tani kjo skuadër që mbështetet nga “skifterët”, ka tubuar gjithsej 11 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e gjashtë në tabelën e klasifikimit.

Për Gjilanin ishte fitorja e tretë në këtë edicion

Përndryshe, në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 dhe Prishtina luajtën baras pa gola.

Në kuadër të kësaj jave, nesër zhvillohen edhe takimet: Llapi – Drita dhe Malisheva – Dukagjini.    /2LONLINE/