DYLON

Ushtarakët nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania trajnohen për Kërkim Shpëtim Malor

Ushtarakët nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania trajnohen për Kërkim Shpëtim Malor
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të ngritjes së nivelit të njohurive dhe profesionalizimit në fushën e Kërkim Shpëtimit Malor, në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit ( QNTKSH) të FSK-së, në Kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin,  sot u mbajt ceremonia përmbyllëse e trajnimit  “Kërkim Shpëtimit në Male”  ku morën pjesë ushtarakë nga  Kosova, Shqipëria dhe Jordania, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përgjatë këtyre tri javëve të trajnimit, u trajtuan tema të ndryshme: hapja dhe siguria e  rrugës deri tek viktimat, ndihma e parë mjekësore, evakuimi i viktimave, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga intervenimet dhe eksperiencat reale.

EkoHigjiena

Pjesë e ceremonisë ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Komandantit i Gardës Kombëtare ( GK ) , Gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendës Komandanti i GK, kolonel Skënder Hoxha, drejtori i QNTKSH-së, John Doone, oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe shteteve pjesëmarrëse në trajnim.

Me këtë rast të pranishmit u përshëndeten nga,  zëvendësministri Syla, Komandanti i GK, gjeneral Haziri si dhe drejtori i QNTKSH-së, Doone të cilët folën për rëndësinë e trajnimit të përbashkët me shtetet mike të Kosovës, duke theksuar që qëllimi i trajnimeve të tilla të përbashkëta është që të jemi sa më të ndërverpueshëm në rast të intervenimeve reale kudo që kërkohet.

Qendra  Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim është duke realizuar trajnime bazike dhe të specializuara për strukturat vendore dhe ndërkombëtare, duke mundësuar kështu përgatitjen e kuadrove profesionale për t`u përballur me sfidat e kërkim shpëtimit kudo në botë, thuhet në njoftimin e Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/