DYLON

Bejtullahu dhe Morina delegohen nga UEFA në turneun kualifikues për U17

Bejtullahu dhe Morina delegohen nga UEFA në turneun kualifikues për U17
Avatar photo Redaksia

Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Besnik Morina janë deleguar nga UEFA në turneun kualifikues të Grupit 7 për Euro 2025 për grupmoshën nën 17-vjeç që do të zhvillohet në Manavgat të Turqisë, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Bjellorusi-Skoci dhe Skoci-Kazakistan, derisa do të jetë gjyqtar i katërt në ndeshjen Turqi-Skoci.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Morina do të jetë asistent në të tria ndeshjet.

Këto dy ndeshje zhvillohen prej 21 deri më 27 tetor, njofton FFK.  /2LONLINE/