DYLON

Presidentja Osmani falënderon historianin Malcolm për kontributin në përgatitje të argumenteve për GJND

Presidentja Osmani falënderon historianin Malcolm për kontributin në përgatitje të argumenteve për GJND
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot historianin Sir Noel Malcolm.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

EkoHigjiena

Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.

Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës. /2LONLINE/