Azemi: Kryetari i Gjilanit po del qesharak para qytetarëve, kontrollet sistematike të nxënësve janë realizuar edhe më herët e jo nga sot
“Në shkollat e Gjilanit ka nisur sot kontrolli sistematik i nxënësve nga klasat 1-9”. Për këtë, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij, ndër tjerash edhe se: “Për herë të parë në komunën e Gjilanit, nis kontrolli sistematik i nxënësve të të gjithë nxënësve të shkollave fillore, prej klasave 1-9”.
Por ndaj këtij deklarimi ka reaguar Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, sipas të cilit, kryetari po del vazhdimisht qesharak para qytetarëve dhe se nuk po i di vendimet dhe punët që janë kryer moti. Për më tepër, Azemi tha se edhe për këtë çështje kjo lehtë argumentohet dhe për këtë edhe po e demantojnë kryetarin për këtë deklaratë të tij.
“Nëse kontrolli sistematik i nxënësve të Gjilanit paska qenë ndër premtimet më të rëndësishme të kryetarit të Gjilanit, atëherë çka ti themi ish-drejtorit të Arsimit, sot kryetar i Aleancës në Gjilan i cili në vitin 2020 e ka realizuar këtë foto por ama si projekt pati nis shumë më parë?!”, Ka thënë Azem,i i cili ka postuar edhe dy fotografi, ku shihet deklarimi i kryetarit por edhe një shkrim tjetër që flet për realizimin e këtyre kontrolleve, por të realizuar në vitin 2020.
Azemi tha tutje se: “nëse nuk kanë pasur projekt e premtim tjetër të rëndësishëm, atëherë po e demantojmë lajmin se ky proces ka nis në vitin 2020, domethënë me ia bë qejfin kryetarit! ![]()
”.
“Jo, kryetar, ky proces ka fillu në vitin 2020, jo sot. Është në interes tuajin dhe të Gjilanit që me i pa vendimet e punët që janë kry moti, në mënyrë që mos me dal ju qesharak para qytetarëve”, ka thënë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/
