DYLON

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për pesë ditë (16-20 tetor 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

EkoHigjiena

E martë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte – Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s .  /2LONLINE/