DYLON

Salih Hasani, një personalitet i rëndësishëm që meriton të vlerësohet nga qyteti ynë

Salih Hasani, një personalitet i rëndësishëm që meriton të vlerësohet nga qyteti ynë
Avatar photo Redaksia

/KLUBI I KARATESË “DRITA”/

Salih Hasani, lindi në Gjilan më 27.11.1948. Gjimnazin e mbaroi në  Gjilan, drejtimi shkencave natyrore.  Shkollën e Lartë për Gjuhë dhe letërsi Shqipe, në Gjilan, Universiteti Prishtinës, ( dy provime para diplomimit  nga presioni i pushtetit te dhunshëm më 1985,  u largua në Gjermani).

EkoHigjiena

Nga viti 1970, filloi të merrej me Karate si sport, duke qenë ideator dhe themelues i klubit të parë të Karatesë në Gjilan, bashkë me Esat Marovcin, regjistruan klubin e karatesë duke e emëruar,  Klubi i Karatesë ” Zenel Hajdini”.

Me të emigruar në Gjermani, Salih Hasani nuk e ndali veprimtarinë sportive,  zgjeruar aktivitetin sportiv me Joga ,Xhiu-xhice dhe Iaido.

Vlen të theksohet se Salih Hasani, ishte nxënës i mjeshtrit të madh të Karatesë me përmasa botërore. Hirokazu KanaZawa, Nakajam Ahideo Ochi etj. Si dhe te pionieri i karateistit Gjerman,  Hans Ditrich Rauscher (8-DAN), i cili e kishte sjelle në Gjermani legjenden dhe themeluesin e shotokanit Masstoshi Nakajamen, pastaj Hirokazu Kanazawen, Hideo Ochin dhe shumë mjeshtër të mëdhenj të karatesë, me të cilët, Salihu, jo vetën që u ngrit profesionalisht, duke fituar tri herë medalje Europiane, por me përkushtim të madh krahas këtyre emrave të mëdhenj të karatesë, arrin të bëhet pjesë e shtëpive më  të  mëdha të karatesë Japoneze JKA dhe DJKB.

Salih Hasani përvojat e tij shpesh i kishte sjellë përmes seminareve për të avancuar karatenë edhe në shtetin e Kosovës. Edhe sot e tutje nuk ndal së punuari dhe shpreh gatishmërinë që të sjell mjeshtër nga Japonia e Gjermani për të mirën e karatesë në vend.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë qëndrimit të tij në Gjermani veç aktivitetit sportiv, si shumë mërgimtar edhe Salih Hasani ishte edhe pjesë e veprimtarive politike për të ndihmuar atdheun.

Momentalisht, Salih Hasani gëzon respektin edhe në shtetin e Gjermanisë, atje është anëtarë i Sindikatës për Shkencë, Arsim dhe Kulturë.

Për kontributin e tij në lëmine e sportit, konkretisht në sportin e karatesë, Salih Hasani u nderua me mirënjohje nga kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ky njeri i madh e kaq i rëndësishëm meriton të vlerësohet nga qyteti ynë. /2LONLINE/