DYLON

Moti sot, kryesisht me vranësira

Moti sot, kryesisht me vranësira
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”.  /2LONLINE/