DYLON

FC Drita i rikthehet fitoreve

FC Drita i rikthehet fitoreve
Avatar photo Redaksia

Ajo çfarë potencuan në një konferencë për shtyp, ditë më parë, kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis dhe futbollisti Almir Ajzeraj, se është momenti i fundit që Drita t’i rikthehet rezultateve pozitive, pra fitoreve, edhe ndodhi, pasi skuadra bardh e kaltër, përkrahur nga “intelektualët”, shënuan sot fitore meritore dhe me rezultat  të mirë (3:0), ndaj skuadrës nga kryeqendra, Prishtina.

Pra, Superliga e Kosovës në futboll, sot vazhdoi me tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë dhe skuadra gjilanase, Drita mundi Prishtinë me rezultat 3 me 0, me golat e shënuar nga Almir Ajzeraj, Albin Prapashtica dhe Kastriot Selmani.

EkoHigjiena

Në ndeshjen tjetër Ballkani mundi Malishevën 3 me 2 dhe ndeshja Liria – Feronikeli ’74 u mbyll me rezultat 3 – 5.

Kur jemi te dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në Superligë, Drita tani radhitët e katërta me 9 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e nëntë me 4 pikë.  Por që të dyja skuadra kanë nga një ndeshje të pazhvilluar.  /2LONLINE/