DYLON

Shpërndahen çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale

Shpërndahen çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se është bërë shpërndarja e çantave dhe materialeve shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri në të pestën.

“Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve. Falënderojmë organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, të cilët kontribuuan që të shohim sot kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

EkoHigjiena