DYLON

Ligjëratë vetëdjësuese në lagje me komunitete të përziera në Gjilan

Ligjëratë vetëdjësuese në lagje me komunitete të përziera në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Njësiti në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan me 24.08.2023 në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ,,Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” në Gjilan kanë mbajtur një ligjëratë informuese (vetëdijësuese) me temën ,,Martesat e hershme, parandalimi dhe masat ligjore’’.

Ligjërata është mbajtur në lagjen ,,Avdullah Presheva’’ në Gjilan,  në të cilën pjesëmarrësit e komuniteteve të lartcekura kanë marrë informatat e duhura se si ata mund të ndikojnë në komunitetin e tyre, në aftësimin dhe vetëdijësimin e fëmijëve për ngritjen e edukimit dhe arsimimit në mënyrë që të parandalohen martesat e hershme të cilat janë të ndaluara edhe me ligje të aplikueshme në Republikën e Kosovës, e që më së miri përcaktohen me Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjin mbi familjen.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës vazhdon të punojë për një ambient të sigurt dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/