DYLON

Raportohen raste të armëmbajtjes pa leje, monedhë e falsifikuar, posedim të narkotikëve, arrestim i personit të kërkuar

Raportohen raste të armëmbajtjes pa leje, monedhë e falsifikuar, posedim të narkotikëve, arrestim i personit të kërkuar
Avatar photo Redaksia

Bazuar në raportin policor për 24 orët e fundit, në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje, monedhë e falsifikuar, posedim të narkotikëve, arrestim i personit të kërkuar, transmeton 2LONLINE.com.

këto raste janë regjistruar në Gjilan, në Pidiq të Gjilanit dhe Skifteraj të Vitisë.

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh.Pidiq, Gjilan 14.08.2023-22:00. Me date 22.08.2023 njësiti policor ka identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar  i cili kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, e që pamjet ishin publikuar në rrejte sociale. Nga i dyshuari është konfiskuar  një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Fsh. Skifteraj, Viti 21.08.2023-21:30.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar  i kishte dhënë një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar nga forenzika . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Raporti shtesë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Raif Halimi, Gjilan 31.07.2023 – 05:10. Lidhur me rastin me datë 22.08.2023 rreth orës 13:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TE KERKUAR

Gjilan 22.08.2023-05:35. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/