DYLON

PDK: Reagim kundrejt replikës së Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport

PDK: Reagim kundrejt replikës së Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport
Avatar photo Redaksia

“Afera e 40 mijë euro për 29 net akomodim, dreka e darka për ‘Flakën e Janarit’ e ka ç’orientuar pushtetin komunal.  Janë të dhembshme reagimet e drejtorit të kulturës dhe të OJQ-së ‘Varg e Vi, por ne e kuptojmë që janë nën presionin e keqpërdoruesve që po abuzojnë me buxhetin komunal.”, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.

Më tej në reagim thuhet:

EkoHigjiena

“Faktet e PDK-së qëndrojnë plotësisht të sakta dhe në asnjërin reagim nuk janë mohuar, as nga drejtori i kulturës e as nga OJQ Varg e Vi.

1. Fakti, konstatimi se drejtoria për kulturë rini dhe sport, e ka fshehur shpenzimin prej 24 mijë euro në raportin financiar të cilin e ka paraqit në seancën e Kuvendit Komunal. PSE? Pra nuk ka arsye e as përgjigje në reagimin e drejtorit.

Sipas marrëveshjes së publikuar nga ana e drejtorit të kulturës, neni 2.8 thuhet se shpenzimet e projektit t’i paraqesin në Ministrinë e Kulturës dhe askund në këtë marrëveshje nuk përmendet komuna e Gjilanit si pjesë e kësaj kontrate, andaj nuk ka qenë përgjegjëse për këtë pagesë.

2. Qëndron fakti se për herë të parë në historinë e manifestimit të Flakës së Janarit, komuna e Gjilanit ka shpenzuar mbi 40 mijë euro vetëm për akomodim, dreka e darka. Edhe ky fakt nuk është mohuar në reagimin e drejtorit të kulturës.

3. Vlen fakti se PDK nuk e ka akuzuar OJQ-në Varg e Vi, përveç dëshmisë për të vërtetuar se si komuna ka fshehur një pjesë të shpenzimeve dhe vetëm një pjesë e ka paraqitur si shpenzim përmes kësaj organizate.

PDK asnjëherë nuk ka reaguar pa dëshmi e fakte, sepse ne nuk merremi me shpifje dhe aludime të cilat nuk kanë bazë”, përfundon reagimi.  /2LONLINE/

LEXO EDHE:
Kushtrim Zeqiri (DKRS): PDK-ja ia ka huq me kritikat e saj për kinse keqpërdorime në “Flakën e Janarit 2023”