DYLON

Biletat në shitje për ndeshjen Drita- Viktoria Plzen, ja çmimet!

Biletat në shitje për ndeshjen Drita- Viktoria Plzen, ja çmimet!
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit FC Drita, këtë të enjte do të përballet me Viktoria Plzenin, ndesje kjo e dytë në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës. Siç dihet, ndeshja e parë ka përfunduar pa gola.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, këtë të enjte nga ora 20:00.

EkoHigjiena

Në lidhje për këtë takim, Drita ka njoftuar se biletat tanimë janë në shitje në mënyrë fizike, para teatrit të qytetit në Gjilan. Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe te stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në dy pika të shitjes.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Veri 3 euro

• Lindje 5 euro

• Perëndim 7 euro

• VIP 25 euro (katering all inclusive).

Po ashtu FC Drita njofton mediat e interesuara për mbulimin e ndeshjes FC Drita – FC Viktoria Plzen se tashmë është hapur procesi i akreditimit.

Aplikimi bëhet në E-mail: [email protected] duke bashkangjitur të dhënat personale të gazetarit dhe kompanisë/mediumit që përfaqëson.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 2 gusht, ora 15:00. /2LONLINE/