DYLON

Hapja e Festivalit Olimpik Evropian për të rinj, EYOF Maribor 2023

Hapja e Festivalit Olimpik Evropian për të rinj, EYOF Maribor 2023
Avatar photo Redaksia

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë me dije se është mbajtur ceremonia hapëse e Festivalit Olimpik Evropian për të rinj e organizuar në stadiumin e Mariborit të Sllovenisë.

“Në parakalimin e ekipit nga Kosova, flamurin e barti xhudistja jonë Laurina Gashi”.

EkoHigjiena

Nga ekipi i Kosovës do të marrin pjesë:

1. Laurina Gashi (-52 kg)

2. Uvejs Nesimi (-50 kg)

3. Andi Reshitaj (-60 kg)

4. Jon Veseli (-66 kg)

5. Art Thaçi (-81 kg)

6. Blin Kuka (-90 kg)

“Garuesve ju urojmë shumë fat e suksese. Bashkë me ekipin tonë atje po merr pjesë edhe trajneri Fatos Tabaku”, njofton Federata e Kosovës.

Ky festival do të zgjatë deri më 29 korrik, ndërsa pjesëmarrëse janë 48 shtete me mbi tre mijë sportistë të moshave 14-18 vjeç.  /2LONLINE/