DYLON

SC Gjilani barazon si mysafire e FC Progres Niederkorn

SC Gjilani barazon si mysafire e FC Progres Niederkorn
Avatar photo Redaksia

FC Progres Niederkorn 2-2 SC Gjilani

Skuadra gjilanase e futbolli SC Gjilani ka arritur një barazim si mysafire e skuadrës FC Progres Niederkor nga Luksemburgun, duke luajtur baras 2 me 2, në ndeshjen e rrethit të parë të kualifikimeve në UEFA Conference League.

EkoHigjiena

Skuadra vendëse ka avancuar me golin e Mayron De Almeida për të barazuar nga penalltia Arbnor Ramadani. Sërish skuadra nga Luksemburgu ka qenë ajo që ka avancuar me 2 me 1, kësaj here me golin e Omar Natami, për të barazuar sërish lojtari i Gjilanit, Arbnor Ramadani, po nga penalltia.

Tani mbetet që gjithçka të sqarohet në ndeshjen e dytë, ku gjilanasit hyjnë me rezultat të barabartë, rezultat pozitiv.

Ndeshja e dytë e rrethit të parë të kualifikimeve në UEFA Conference League,  SC Gjilani  –  FC Progres Niederkorn, zhvillohet pas një jave në Kosovë. /2LONLINE/