DYLON

Tejkalim shpejtësie, drejtuesit të automjetit i merret patentë shoferi

Tejkalim shpejtësie, drejtuesit të automjetit i merret patentë shoferi
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës në Viti gjatë matjes me radar laserik , ka identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tij, ku  ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim)  sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h. 

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me këto veprim ai ka  rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

EkoHigjiena

Ndaj  kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, pikë negative  3 dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thotë  zëdhënësi Hashani.   /2LONLINE/