DYLON

KV Drita vazhdon ta kompletojë ekipin për stinorin e ardhshëm

KV Drita vazhdon ta kompletojë ekipin për stinorin e ardhshëm
Avatar photo Redaksia

“Ekipit tonë i qëndron besnike pasuesja nga Turqia, Melek Erpin Erbuğa e cila sa ishte pjesë e KV Drita fitoi të gjithë trofetë e mundshëm. Melek nënshkroi kontratë 1 vjeçare për Dritën tonë”, thuhet në njoftimin  zyrtar të Klubit të Volejbollit “Drita” nga Gjilan.

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet edhe se:

EkoHigjiena

Erbuğa erdhi te Drita në gjysëmsezonën e dytë të vitit të kaluar pikërisht në shkurt 2023 me të vetmin qëllim të fitoj trofe, gjë të cilën e arriti duke fituar Kupën e Kosovës 2023 si dhe duke u shpallur Kampion i Kosovës për stinorin 22/23.

Melek Erbuğa luan në pozitën e pasueses që në volejboll është pozita kryesore e organizimit të lojës dhe një ndër pozitat kryesore të lojës së Volejbollit.

Melek dhe Drita së bashku kanë prapë të njëjtat qëllime që të fitojnë çdo trofe të mundshëm dhe të paraqiten sa me mirë në garat Evropiane ku Drita do të merr pjesë.

Melek e lindur në korrik të vitit 2002 e cila ka një karrierë të pasur në ekipet e Supeligës Turke dhe së fundi një super vit me Dritën tonë.

Kariera e Melek Erpin ERBUĞA:

2019-2021 – ISTANBUL BBSK

2021-2022 – Mert Grup Sigorta

2022-2022 – Mihaliççik Spor

2022-2023 – Iba Kimya TED Ankara Kolejliler

2023- …. – KV DRITA