DYLON

Tejkalon shpejtësinë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit

Tejkalon shpejtësinë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik  kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë,  ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) ku  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar shpejtësinë në 119 km/h . 

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

EkoHigjiena

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj  kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej pesëqind euro (500) euro, pesë (5) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej një viti.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë /2LONLINE/