DYLON

Hashani: Të mobilizohemi kundër dukurisë së përhapjes së zjarreve në stinën e verës

Hashani: Të mobilizohemi kundër dukurisë së përhapjes së zjarreve në stinën e verës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave në kuadër të strategjisë së integruar policimit në bashkësi  Njësia e Policisë në  Komunitet, stacioni policor në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim ,Drejtorinë e Bujqësisë  dhe Zjarrfikësit sot  në  shkollën fillore  “Vatra e Diturisë “ në fshatin Livoq i Epërm ka realizuar një ushtrim (aktivitet) për “Parandalimin e Zjarreve”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle, pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë të gjithë nxënësit e kësaj shkolle nga klasa V-IX .

EkoHigjiena

“Gjate këtij aktiviteti nxënësit janë njoftuar nga institucionet përgjegjëse si  Policia, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si  dhe Zjarrfikësit për rolin e këtyre institucioneve në parandalim dhe trajtimin e rasteve të zjarreve  pasi që jemi në sezonin verore dhe mund të kemi paraqitje të rasteve të tilla”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, po ashtu janë bërë edhe demonstrime të reagimeve në rastet e këtyre dukurive, nxënësit dhe të pranishmit janë njoftuar mbi bazën ligjore për personat qe ndezin zjarre dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

“Ky aktivitet është mirëpritë nga ana e të gjithë pjesëmarrësve. Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE/