DYLON

Reparti i Pediatrisë në SPGJ prezantoi rastin të diagnostikuar me Hemosideroze Idiopatike Pulmonale

Reparti i Pediatrisë në SPGJ prezantoi rastin të diagnostikuar me Hemosideroze Idiopatike Pulmonale
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të aktiviteteve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, Reparti i Pediatrisë në SPGJ prezantoi rastin të diagnostikuar me Hemosideroze Idiopatike Pulmonale. Sëmundje shumë e rrallë dhe me prognozë të komplikuar. Incidenca e sëmundjes raportohet të jetë përafërsisht 1 rast në një milion fëmijë, në vit. Rasti në këtë temë u prezantua – raportua nga Dr Sali Llapashtica- Specialist i Pediatrisë me mbështetje nga shefi i Repartit të Pediatrisë Dr.Sadik Rashiti dhe kolegët e tij nga Pediatria”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Në kuadër të aktiviteteve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, Reparti i Pediatrisë në SPGJ prezantoi rastin të diagnostikuar me Hemosideroze Idiopatike Pulmonale.

Sëmundje shumë e rrallë dhe me prognozë të komplikuar. Incidenca e sëmundjes raportohet të jetë përafërsisht 1 rast në një milion fëmijë, në vit.

Sipas” Europian Respiratory society” në literature deri tash në botë janë Raportuar ~ 500 raste, si raste të izoluara ose raste në seri.

Rasti në këtë temë u prezantua – raportua nga Dr Sali Llapashtica- Specialist i Pediatrisë me mbështetje nga shefi i Repartit të Pediatrisë Dr.Sadik Rashiti dhe kolegët e tij nga Pediatria.

Prezantohet rasti, femijë i moshës 7 vjeçar, mashkull, i cili prej moshës 2 vjeçare është ekzaminuar dhe trajtuar në disa Qendra Klinike, Spitale Private në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri me diagnoza të pa sakta. Fëmija diagnostikohet në Repartin e Pediatrisë nga Dr Sali Llapashtica me bashkëpunëtorë, diagnoza konfirmohet Patohistologjikisht.

Tani fëmija përcillet, dhe trajtohet me terapi sipas protokoleve standarde për këtë sëmundje. Kualiteti i jetës është shumë i përmirësuar, fëmija kryen të gjitha aktivitetet fëmijërore normalisht.

Puna e stafit infermior në trajtimin e pacientit është për t’u vlerësuar lartë, puna ekipore , profesionalizmi ne trajtimin e rasteve rezulton në suksese te dëshiruara.

Stafit te Pediatrisë në SPGJ i dëshirojmë suksese në vazhdimësi.