DYLON

Qytetit po i mungon stadiumi!

Qytetit po i mungon stadiumi!
Avatar photo Redaksia

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, përmes njv reagimi ka kritkuar Komunën e Gjilanit për ngecjet në ndërtimin e stadiumit të qytetit, respektivisht me qëndrimin në heshtje të përgjegjësve ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm për futbollin.

Në reagim tutje thuhet:

EkoHigjiena

Ka kohë që nuk punohet brenda stadiumit, ashtu siç nuk punohet as jashtë saj.

Qytetit po i mungon stadiumi.

Qytetit i është vënë sipër një logo e re, ku shkruan “këtu punohet”, e që realisht asnjëherë nuk përkon me realitetin.

Gërmadhat kanë zënë vendin e tifozëve.

Qytetarëve u mungojnë brohoritjet, u mungojnë të dielat sportive, u mungojnë festat e tifozëve të bashkuar. Nuk janë tifozët e klubeve Gjilanase vetëm të rinjtë. Aty dhe jashtë saj gjen përkrahës të të gjitha moshave.

Ky qytet i sportit, deshën apo nuk deshën do të mbetet i tillë, do të mbetet qyteti me tifozët më të mirë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon që angazhimit rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit t’i vihet pikë, dhe ky projekt të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.

Zgjidhjes t’i dilet zot dhe mos të lihet mënjanë problemi duke arsyetuar mos punën me arsyet burokratike.

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan