DYLON

Më 12 qershor mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë

Më 12 qershor mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë
Avatar photo Redaksia

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës organizon seminarin e radhës për trajnerët e futbollit të klubeve të AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Në fakt, ky seminar është vazhdimësi e seminarit teorik të mbajtur në muajin shkurt.

EkoHigjiena

Tani seminari do të jetë i përqendruar në pjesën praktike. Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për trajnerët e AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë, derisa pjesëmarrja e trajnerëve të ligave tjera është e mirëseardhur.

Seminari mbahet më 12 qershor, në orën 10:00, në Kampin Nacional në Hajvali. /2LONLINE/