DYLON

Derbi në Gjilan përfundoi pa fitues, SC Gjilani bënë një hap para drejt Evropës, FC Drita një hapa mbrapa për titull kampioni

Derbi në Gjilan përfundoi pa fitues, SC Gjilani bënë një hap para drejt Evropës, FC Drita një hapa mbrapa për titull kampioni
Avatar photo Redaksia

Dritës, si duket po i rrëshqet nga dora titulli i kampionit, pas barazimit të sotshëm në derbin me SC Gjilanin, që përfundoi 1:0, ndërkohë që pretendenti tjetër për titull, Ballkani ka shënuar fitore ndaj Llapit 1:0.

Kështu që ndryshon tani edhe renditja tabelare, ku Ballkani merr kreun e tabelës me 69 pikë, ndërsa Drita zbret e dyta me 67 pikë, dy xhiro para përfundimit të kampionatit.

EkoHigjiena

Java e 35-të
Drita – Malisheva
Ballkani – Ferizaj

Java e 36-të
Drenica – Drita
Gjilani – Ballkani

Kur jemi te derbi lokal mes SC Gjilani – FC Drita,  ashtu edhe siç pritej ishte një ndeshje e fortë ku deri në fund  nuk do reshti “lufta”, për rezultatin e dëshiruar. Në fakt, SC Drita ishte ajo që shënoi e para, përmes Rron Brojës në minutën e 32’, të takimit, por se e lëshoi fitoren nga dora, pasi Gjilani barazoi nga penalltia, përmes lojtarit Mevlan Zeka në minutë ne 82’.

Deri në fund, futbollistët e skuadrës  bardh e kaltër, kërkuan golin e fitores për të mos humbur hapin për titull, por përveç se nuk ia dolën, skuadra e tyre mund të ndëshkohej krejtësisht dhe Gjilani të shënonte fitore, pasi iu mundësua kështu të ketë disa raste shënimi, por se në disa sosh Dritën e shpëtoi edhe pozicioni jashtë loje i lojtarëve  kuq e bardh.

Përndryshe, SC Gjilani vazhdon ta mbajë pozitë ne tretë, tani me 52 pikë, pesë më shumë se Dukagjini që është e katërta në tabelë.

Java e 35-të
Llapi – Gjilani
Dukagjini – Trepça ‘89

Java e 36-të
Gjilani – Ballkani
Ferizaj – Dukagjini

Interesant është fakti se në xhiron e fundit, pikërisht Gjilani që ndali Dritën, ka ballafaqimin me Ballkanin dhe mund të vije situata që fati i Dritës për titull kamioni, të mudn të varet nga kjo ndeshje.

Gjithsesi duhet pritur xhiron e radhës  për të parë rrjedhjen e e mëtutjeshme të këtij fund-kampionati. /2LONLINE/