DYLON

Derbi SC Gjilani – FC Drita do të luhet pa prezencën e tifozëve

Derbi SC Gjilani – FC Drita do të luhet pa prezencën e tifozëve
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani me njoftim për ndeshjen kampionale ndaj FC Drita

Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXXIV-të në “Albi Mall” Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të dielën më 14 Maj në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan (Rruga e Kumanovës).

Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.

Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.

 Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapësirave të stadiumit për shkak të sigurisë, njofton Zyra për informim e SC Gjilanit.  /2LONLINE/

EkoHigjiena