DYLON

Gjilan: Pas informacionit se një grua po e keqtrajton fëmijën e saj, ndërhynë policia

Gjilan: Pas informacionit se një grua po e keqtrajton fëmijën e saj, ndërhynë policia
Avatar photo Redaksia

Keqtrajtonte fëmijën, ndërhynë policia, e dërgon të dyshuarën në trajtim mjekësor psikiatrik, ndërsa fëmijën, pas trajtimit mjekësor, ua liron familjarëve.

Autoritetet policore  kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, të regjistruar në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas policisë, pas informatës se një grua kosovare është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikike.

“E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin policor.

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/