DYLON

Raportohen raste të dhunës në familje, aksident trafiku, armëmbajtje pa leje dhe arrestim të personit të kërkuar

Raportohen raste të dhunës në familje, aksident trafiku, armëmbajtje pa leje dhe arrestim të personit të kërkuar
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, aksidente trafiku me lëndime, armëmbajtje pa leje dhe arrestime,  transmeton 2LONLINE.com.

Këto raste janë regjistruar në Gjilan, Partesh,Viti dhe Pozheran të Vitisë.  

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Partesh 04.05.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë. Me urdhër të gjyqtarit është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përreth ku janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole, dy pushkë, 449 fishekë, një mbrojtës për tyta dhe një brushë për pastrim të armëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 05.05.2023 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh.Pozheran, Viti 05.05.2023 – 19:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave  me targa vendore dhe  drejtues një mashkull dhe një femër kosovarë. Si pasojë e saj përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e veturave dhe tre pasagjerë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi ndërsa një pasagjer është ndalur për tretman mjekësor. 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Viti 05.05.2023 – 20:14. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuari  kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit. /2LONLINE/