DYLON

PDK: Qendra e qytetit fuqishëm për “Misionin e Ri”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sami Hoxha kordinatorë i PDK-së tha se Gjilani po tregon se jemi më të mirët. Partia Demokratike e Kosovës ka programin më të mirë, kandidatët më të mirë dhe liderin e padiskutueshëm z.Hashim Thaqin. Lista e PDK- së është larg më e mirë se listat tjera.

Qemajl Mustafa , kandidat për deputet tha se PDK-ë ka program me mision për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është larg më i mirë se programet tjera. Ky program prodhon 200.000 vende të reja pune. Do të ndihmon 200.000 familje në Kosovë.

EkoHigjiena

Salihe Mustafa theksoi se fryma e fitorës së PDK-së po shihet në gjithë Kosovën e poashtu edhe në Gjilan. Frymë kjo e krijuar nga puna e palodhshme që bëri PDK për vite të tëra, e punë e cila do vazhdojë edhe për shume vite të ardhëshme.

Florina Zymberi tha se “gruaja ka vendin e merituar në programin e Misionit të Ri, ka plan të qartë që për 4 vitet e ardhshme, sepse gruaja është serioze në punë dhe jetë.

Labinota Murtezi tha se “ Ne shume mirë po mirëpritemi nga të gjithë qytetarët. Ndjehem me fat që jamë kandidate në këtë listë zgjedhore dhe përkrahëse e misionit të ri.

/e sponsorizuar/