DYLON

Barazimi i Ballkanit lejon që Drita të qëndrojë në vendin e parë, ndërkohë që nga barazimi edhe Gjilani merr një pikë si mysafire 

Barazimi i Ballkanit lejon që Drita të qëndrojë në vendin e parë, ndërkohë që nga barazimi edhe Gjilani merr një pikë si mysafire 
Avatar photo Redaksia

Janë zhvilluar ndeshjet tjera të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku pretendenti për titull, Ballkani ka barazuar në duel me Dukagjinin, e ky barazim  i ka shkuar për shtati skuadrës gjilanase FC Drita, e cila me fitoren e djeshme, mbetet në krye të tabelës, tani me një pikë më shumë se i dyti.

Dukagjini  – Ballkani  1-1

EkoHigjiena

Ndërsa, edhe dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme përfunduan pa fitues, për më tepër edhe pa gola.

Trepça’89 – Gjilani  0 – 0

Prishtina-Llapi 0 – 0

Kështu skuadra tjetër gjianase SC Gjilani, me këtë barazim vazhdon ta mbajë pozitën e tretë, pozitë kjo që, e dërgon në gara evropiane, pasi që edhe rivalët tjerë që e ndjekin pas, poashtu barazuan.

Tani Gjilani ka  47, pikë, 5 më shumë se Prishtina e katërta.

Përndryshe, dy skuadrat gjilanase në xhiron e radhës, të 32-të me radhë për kundërshtarë kanë:

Llapi – Drita

Gjilani – Dukagjini

Rikujtojmë se Gjilani është edhe finaliste e Kupës së Kosovës.  /2LONLINE/