DYLON

Pretendentët për titull luajnë sot ndeshjet e radhës (video)

Pretendentët për titull luajnë sot ndeshjet e radhës (video)
Avatar photo Redaksia

Sot, luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së 29-të, në Albi Mall Superligën  e Kosovës në futboll, ky dy skuadrat pretende për titull, Drita që  për momentin është e para në tabelë, udhëton për t’u ballafaquar  me Dukagjinin, derisa ballkani, i dyti në tabelë, po ashtu është skuadër mysafire dhe do të ballafaqohet me Drenicën.

Këto ndeshje bëhen edhe më interesante për faktin se edhe për kundërshtarët e pretendetëve për titull,  takimet e sotme janë shumë të rëndësishme, Dukagjini ka synim daljen në garat evropiane, e Drenica të mbetet në elitë ne futbollit kosovar.

EkoHigjiena

Aktualisht, Drita është e para me 56 pikë, ndërsa Ballkani ka një pikë më pak në pozitën e dytë.

Përndryshe, takimet e javës së 29-të, të shtunën i kanë  lujtuar skuadrat tjera ku  jan ëarritur këto rezultate.

Malisheva – Gjilani 0:2
Prishtina  – Ferizaj 2:0
Trepça ’89 – Llapi 2:1

Kujtojmë se ndeshjet e ditës së sotme fillojnë në orën 15:00.  /2LONLINE/