DYLON

Rashiti: Dëshmorët janë ata që me guxim dhe vendosmëri kanë dhënë jetën e tyre për liri dhe pavarësi

Rashiti: Dëshmorët janë ata që me guxim dhe vendosmëri kanë dhënë jetën e tyre për liri dhe pavarësi
Avatar photo Redaksia

“Beteja e Zhegocit është ngjarja më e rëndësishme historike që ndodhi gjatë luftës së UÇK-së në komunën e Gjilanit, ku sot, më 15 prill bëhen 24 vite ku janë zhvilluar luftimet më të mëdha në Zonën Operative të Karadakut”, ka thënë Riad Rashiti, i pari i PDK-së së Gjilanit.

Ai shtoi se përkujtimi dhe nderimi i dëshmorëve është një detyrim i ndërgjegjes sonë ndaj kujtesës historike dhe përjetësimit të sakrificave të heronjve të vendit tonë. Dëshmorët janë ata që me guxim dhe vendosmëri kanë dhënë jetën e tyre për liri dhe pavarësi.

EkoHigjiena

“Ata janë shembuj frymëzues të trimërisë, krenarisë dhe përkushtimit ndaj një idealit më të madh, ndaj lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë”, ka thënë kreu i PDK-së së Gjilanit.

Riad Rashiti po ashtu theksoi se sot është bërë edhe ceremonia e vendosjes së emrit të dëshmorit Nijazi Osmani, në Shkollën Fillore të fshatit Kishnapole, një veprim nderues që do të shërbej për kujtesën nga ana e brezave të rinj.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë”, është shprehur Rashiti.  /2LONLINE/