DYLON

Thirrje DKA-së që sa më parë ta sigurojnë transportin e nevojshëm për nxënësit e shkollës

Thirrje DKA-së që sa më parë ta sigurojnë transportin e nevojshëm për nxënësit e shkollës
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, në Gjilan

Para se me nis renovimin e shkollës, Drejtoria e Arsimit ne Gjilan dhe ajo e shkollës ka qenë dashtë me siguru transportin e nxënësve nga Shkolla Fillore ‘Abaz Ajeti’ deri tek Shkolla e Bujqësisë.

EkoHigjiena

Mbi gjysme ore nxënësit e klaseve të dyta presin ne diell, ndërsa është vetëm një autobus i cili dërgon nxënës në shkollën e Bujqësisë ndërsa të tjerët presin, e kur vjen, shihni numrin e nxënësve.

Të gjithë e dine ku është shkolla e Bujqësisë dhe e njohin çfarë tereni është rruga. A mendoni se një nxënës i klasës së dytë ka mundësi me qëndru në këmbë?

Përgjegjësi e prindërve është me i dërgu fëmijët e tyre tek Shkolla ‘Abaz Ajeti’, aty kalojnë në përgjegjësi të shkollës.

Përmes këtij reagimi publik (sepse privat edhe e kam bërë), i bëjë thirrje DKA-së dhe drejtorisë se shkollës që sa më parë ta sigurojnë transportin e nevojshëm për nxënësit e shkollës. Nuk besoj se do te prisni derisa të lëndohet ndonjëri prej tyre për shkak të papërgjegjësisë suaj!  /2LONLINE/