DYLON

Hyseni: 2.4 milion EURO investime infrastrukturore në projektin e zgjerimit të rrugës së Malishevës dhe mbulimit të lumit “Stanishorka” (video)

Hyseni: 2.4 milion EURO investime infrastrukturore në projektin e zgjerimit të rrugës së Malishevës dhe mbulimit të lumit “Stanishorka” (video)
Avatar photo Redaksia

“Lajm i jashtëzakonshëm.  2.4 milion euro investime infrastrukturore në projektin e zgjerimit të rrugës së Malishevës dhe mbulimit të lumit Stanishorka”, ka shkruar, në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai ka bërë me dije se sot nënshkruan memorandumin e bashkëfinancimit me MMPHI për zgjerimin e rrugës së Malishevës dhe mbulimit të lumit Stanishorka.

EkoHigjiena

“Projekti i cili do fillojë të jetësohet së shpejti do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e bashkëqytetarëve tanë. Vazhdojmë me zhvillimin dhe transformimin e Gjilanit”, ka thënë Hyseni.  /2LONLINE/

SHIH VIDEO

https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/2107743572753011