DYLON

Gjilan: Dy aksidente trafiku me lëndime

Gjilan: Dy aksidente trafiku me lëndime
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore në raportin e tyre ditor kanë bërë me dije për dy aksidente trafiku me të lënduar  që kanë ndodhur në Gjilan, njëra në rrugën e Ferizajt e tjetra në atë  Medlin Ollbrajt.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

EkoHigjiena
  • Rr. E Ferizajt, Gjilan 26.03.2023 – 13:25. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete te udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve te automjetit i cili pas tretmani mjekësor lirohet për në shtëpi.
  • Rr. Medlin Ollbrajt, Gjilan 26.03.2023 – 17:20.  Ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësore. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë viktimën femër kosovare e cila ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima e cila pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan, është liruar. Rasti në procedurë të rregullt. /2LONLINE/