DYLON

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta
Avatar photo Redaksia

“Idea Haziri, Garuesja e Klubit të Karatesë Drita, sot ka përfaqësuar jo vetëm klubin Drita, por edhe gjithë Kosovën në “Plevlja Open 2023- Mal të Zi” ku arriti të fitojë tri medalje të arta, në dy grupmosha 9 dhe 10 vjeç, gjithsej në tri kategori”, bëjnë të ditur drejtuesit e këtij klubi gjilanas të karatesë.

Idea shkëlqeu me rezultatin e saj, ku mposhti të gjitha garueset në të tri kategoritë me rezultat  3-0.

EkoHigjiena

Idea është shpresë e një talenti në rritje në sportin e Karatesë  jo vetëm për klubin Drita por edhe për Kosovën, thonë tutje drejtues të këtij klubi.

Sot nga Klubi Drita edhe Eror Haziri e theu akullin duke u kthyer për herë të parë me të artë për grupmoshën 7 vjeç.

Idea synim ka garat ballkanike, evropiane e botërore, për çka ajo po punon shumë!

Gjithë ky sukses fal punës së madhe të trajnerëve. Reshat Halili, Blerim Hajdari dhe Flaka Halili,  si dhe përkushtimit të madh të Ideas

Kryetari i klubit dhe Kryesia i urojnë suksese, thuhet në njoftimin e këtij klubi. /2LONLINE/