DYLON

Përfaqësues nga Universiteti i UBT-së sot ishin në vizitë në Qendrën e Karrierës në Gjilan

Përfaqësues nga Universiteti i UBT-së sot ishin në vizitë në Qendrën e Karrierës në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të sesioneve informuese nga Qendra e Karrierës në Gjilan, përfaqësuesit nga UBT patën rastin të prezantojnë dhe promovojnë programet dhe mundësitë e studimeve në këtë Kolegj.

Maturantët patën rastin të dëgjojnë nga afër ligjëratat nga përfaqësuesit e UBT-së për rrjedhat, bursat dhe studimet e tyre në kolegjin e UBT-së.

EkoHigjiena

Për Qendrën e Karrierës në Gjilan është imanente bashkëpunimi më të gjithë faktorët relevant që kanë të bëjnë me mbështetjen e të rinjve në karrierë, duke përfshirë shkollat fillore, të mesme, kolegje private, universitete publike, ndërmarrje etj.

Çdo aktivitet që do të vlerësohet si i dobishëm për nxënësit QK në Gjilan do ti mbështesë, duke u bazuar edhe në përvojën dhe funksionimin e Qendrave tjera nëpër Kosovë.

Faleminderit mësimdhënësve nga UBT për vizitën.

Qendra e Karrierës – Gjilan