DYLON

Kadetët e FSK-së, po studiojnë dhe frymëzohen me luftën, idealet dhe lidershipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Kadetët e FSK-së, po studiojnë dhe frymëzohen me luftën, idealet dhe lidershipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari
Avatar photo Redaksia

Në ditën e studimit fushor, Kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës u përqendruan në betejën e Jasharajve, me theks te veçantë në histografinë, analizën e betejës në rrafshin strategjik, operacional dhe taktik.

Madhështia, vlera dhe karakteri i luftës, sakrificës dhe flijimi për liri është e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja e filozofisë sonë për edukimin e Oficerëve të rinj!

EkoHigjiena

Profesor Durim Abdullahu, bashkë me Komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Gjeneral brigade Jeton Dreshaj udhëhoqën ditën e studimit duke vendosur analiza dhe detyra konkrete për studentet për të reflektuar nga këndvështrimi ushtarak, detajet dhe historinë e luftimeve të 5,6 dhe 7 Marsit 1998. /2LONLINE/