DYLON

U diskutuan çështje me interes reciprok për këto tri institucione

U diskutuan çështje me interes reciprok për këto tri institucione
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan sot ka mbajtur një takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelor në Gjilan , Venhar Salihu, Nënkryetarin Rilind Sermagjaj dhe Drejtorin e Burgut të Gjilanit. Kadri Haliti.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes reciprok për këto tri institucione duke u dakodruar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet të veçantë me institucionin e Gjykatës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/