DYLON

Java e 25-të: Çdo gjë shkoi në favor të Dritës

Java e 25-të: Çdo gjë shkoi në favor të Dritës
Avatar photo Redaksia

Fitorja në derbin lokal ndaj Gjilanit e ktheu Dritën në krye të tabelës së klasifikimit, kjo ndodhi edhe për faktin që lideri i deritanishëm, Ballkani pësoi humbje nga Llapi.

Për skuadrën bardhekaltër të Dritës, mund të thuhet se java e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll, ishte javë me fat, ku çdo gjë shkoi në favor të saj.

EkoHigjiena

Në derbin lokal FC Drita – SC Gjilani, fitorja i takoi Dritës dhe ndonëse minimale, mund të vlerësohet me vlerë shumë të madhe duke e kthyer fuqishëm në binarët që e dërgojnë këtë skuadër, në rrugën më të trasuar,  drejt titullit kampion.

Goli i vetëm u shënua nga Blendi Baftiu pak para përfundimit të pjesës së parë (43’).

E, fakti që kjo javë  mund të cilësohet si javë që i takoi Dritës, është edhe humbja e sotme e  Ballkanit, e cila u mposhtë nga Llapi.  (Llapi – Ballkani  3-2).

Pas fitores së sotme, Drita rrëmben sërish pozitën e parë në tabelë, ka 51 pikë, një më tepër se Ballkani.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në tabelë me  39 pikë.

Përndryshe, sot u zhvillua edhe ndeshja tjetër, Prishtina – Malisheva  1 – 2.

Edhe humbja e Prishtinës shkoi në favor të Gjilanit, pasi ruhet diferenca në pikë, ngase Prishtina mbanë pozitën e katërt me 32 pikë. /2LONLINE/