DYLON

Haziri: Kryeni detyrat sipas ligjit, mos bëni veprime të paautorizuara

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i zgjedhur i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë të premten se po punohet rreth procesit të tranzicionit të pushtetit në Gjilan, por ka kërkuar nga zyrtarët komunal, drejtorët e menaxherët që në ndërkohë të punohet konformë ligjit dhe të mos lejohen veprime të paautorizuara.

Haziri ka  thënë se nuk do të lejojnë vakuum institucional dhe ka kërkuar  veçmas nga Inspekcioni  të kryej punën e saj  duke parandaluar çdo lloj veprimi të paautorizuar në komunë. Po ashtu ka kërkuar të kryhen me efikasitet edhe shërbimet publike në komunë si dhe Shërbimi Civil ti kryej detyrat e saj sipas ligjit.

EkoHigjiena

Haziri ka kërkuar të mos ndërmerret asnjë veprim  i paautorizuar dhe  në kundërshtim me ligjin  e sidomos te shërbimi civil tha se  të mos bëhen lëvizje të stafit, gradime e degradime  sepse ato janë në kundërshtim me ligjin si dhe të mos ndërmerren veprime të paautorizuara që kanë implikime buxhetore.

Haziri ka thënë se  obligimet e komunës janë jashtëzakonisht të mëdha, ka informacione se ardhja e faturave të reja  është në rritje. Haziri ka rikujtuar se kur e kanë dorëzuar pushtetin më 2007 kanë lënë në arkën e komunës   mbi 713 mijë euro, ndërsa fatura të papaguara  ka pas mbi 317 mijë euro, ♪5ka do të thotë se bilanci ka qenë pozitiv.

Ndërsa, sa i përket incidentit të raportuar në të cilën kanë qenë i përfshirë Bujar Nevzati i PDK-së dhe Isa Agushi i LDK-së , Haziri ka thënë se  nuk u beson muhabeteve të berberhaneve por se sipas tij, nuk ka nevojë as për fërkime as për  fyerje,  sepse çdo kush duhet të ndihet fitues, zgjedhjet kanë përfunduar dhe Gjilani  po  i kthehet normalitetit. /2lonline/