DYLON

Vatra: Mos na merrni nëpër gojë, s’kemi koalicion me kërkënd

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Përfaqësues nga Sektori për Informim i Lëvizjes “Vatra”  kanë thënë se nuk ka pasur asnjë takim deri më tani me asnjë subjekt politik në Gjilan, kur është në pyetje  çështja e koalicioneve..

“Ne demantojmë të gjitha  deklaratat e subjekteve politike  të cilat, thonë  se kanë përkrahjen e Lëvizjes “Vatra”  Lëvizja “Vatra”  deri më tani nuk është pozicionuar përkrah asnjë subjekti politik në kuadër të këtij procesi zgjedhor”m thuhet në një reagim të tyre.

EkoHigjiena

Për më tepër, ata thonë se çdo vendim që merret në kuadër të këtij procesi, Lëvizja “Vatra”, do ta bëj në përputhshmëri  me elektoratin e saj.  /2lonline/