DYLON

Fitojnë Gjilani, Malisheva e Behari të cilat ekipe kalojnë në çerekfinale 

Fitojnë Gjilani, Malisheva e Behari të cilat ekipe kalojnë në çerekfinale 
Avatar photo Redaksia

Janë zhvilluar edhe tri ndeshjet e tjera të garës për Kupën e Kosovës, Fitojnë Gjilani, Malisheva e Behari që janë tri skuadrat tjera çerekfinaliste, derisa skuadra e fundit (Prishtina ose Dukagjini) që do ta kalojë në këtë fazë të garave, do të përcaktohet nesër, pasi ky takim është shtyrë.

Përndryshe, SC Gjilani ka mundur Vjosën me rezultat 4:0.

EkoHigjiena

Malisheva mundi skuadrën e Ligës së Parë, Fushë Kosovën, me rezultat 2:0.

Behari, skuadër kjo e Ligës së Dytë, e mundi skuadrën tjetër të kësaj kategorie, Prizrenin, me rezultat 3:1.

Përndryshe, dje janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Llapi – Liria, 3:2
Ballkani – A&N, 2:0
Feronikeli – Trepça ’89, 1:0
Vushtrria – Flamurtari 1:1 (4:3, penallti)

/2LONLINE/