DYLON

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit
Avatar photo Redaksia

“Sot kujtojmë heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po më 17 janar, 41 vjet më parë. Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit”, ka shkruar në profilin e tij, Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergj Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.

Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy periudha të ndryshme, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë.

Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri më 17 janar 1468. Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve.

Po ashtu, sot kujtojmë heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po më 17 janar, 41 vjet më parë. Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit.

Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë. Ata ishin arkitektët e saj.  /2LONLINE/