DYLON

FC Drita pjesëmarrëse në Samitin Virtual të TransferRoom

FC Drita pjesëmarrëse në Samitin Virtual të TransferRoom
Avatar photo Redaksia

FC Drita mori pjesë në Samitin Virtual të TransferRoom në mesin e 400 klubeve evropiane.

“Nga klubi jonë mori pjesë menaxheri i klubit, Jetmir Salihu në Samitin TransferRoom, e cila është mënyrë e mirë e shkëmbimit të përvojave për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për t’u lidhur me klube të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Kjo platformë ndihmon për të promovuar e ofruar lojtarë në treg dhe sigurisht pjesëmarrje të tilla janë të mirëseardhura për klubin bardhë e kaltër.

“FC Drita ishte i vetmi klub pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas”. /2LONLINE/