DYLON

Pushimi dimëror nëpër shkolla vazhdon deri më 11 Janar

Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë ka marrë vendim që pushimi për nxënësit të shtyhet për 2 ditë për shkak të epidemisë së gripit të paraqitur.

Këtë vendim e ka konfirmuar ministri, Mladen Sharqeviq për agjencinë Tanjug.

EkoHigjiena

Sipas kalendarit nxënësit është dashtë ti kthehen bankave shkollore ditën e Hënë më 9 Janar.

“Vazhdojmë pushimin për dy ditë, dita e mërkurë do të jetë dita e parë e punës nëpër shkolla”, ka thënë Sharqeviq, transmeton Titulli.com.