DYLON

Dy aktorët nga Bujanoci nderohen me çmim “Harpa 2016” në Shqipëri

Avatar photo Redaksia

Fondacioni Kulturor “Harpa” një organizatë joqeveritare në Shqipëri ka ndarë çmimet për vitin 2016 në fushën e kulturës, shkencës dhe kinematografisë dhe dy persona nga Lugina e Preshevës janë nderuar gjatë këtij manifestimi.

Regjisori dhe aktori nga komuna e Bujanocit, Valton Jakupi është nderuar me çmimin regjisori i vitit me arsyetimin e bazuar në veprimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale në Evropë.

EkoHigjiena

Gjithashtu edhe aktorit nga Tërnoci i komunës së Bujanocit Naski Abdixhikut i është ndarë çmimi i publikut për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe artit.

Gjatë këtij manifestimi ishin të pranishëm personalitete të ndryshme kukturore nga gjithë Shqipëria dhe më gjërë./Titulli.com/