DYLON

Poeti nga Presheva shkruan poezi për 28 Nëntorin dhe lirinë e brisht në Luginë

Avatar photo Redaksia

Bilall Maliqi poet, autor i 25 librave të zhanreve të ndryshme letrare dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë festës së 28 Nëntorit i ka kushtuar edhe një poezi për lirin e brisht që po mbretëron në Luginën e Preshevës, shkruan Titulli.com.

Ai në poezin me titulli “Liri e Brisht” përshkruan heshtjen e shqiptarëve të këtij rajoni duke u shprehur se mallin për atdheun e përtypim.

EkoHigjiena

“Ndrydhur kam ëndrrën e zezë, Që ta plas thërrmia atë gurë, Përralla e përgjakur të shuhet, Të festohet tok me një flamur”, shkruan në një pjesë të poezisë Maliqi.

Bilall Maliqi shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare, është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “Qëndresa” që del për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pjesëmarrës në manifestime të ndryshme të poezisë në trevat shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

LIRI E BRISHT

Nëpër plasaritje të relievit

Rrjedh e keqja zi e më zi

Me zëmër të ngulfatur

Nën pranga një drejtësi

Në të tri anët e shefive

Heshtje përherë e trisht

Mallin për atdheun e përtypim

Frymojmë me një liri të brisht

Ndrydhur kam ëndrrën e zezë

Që ta plas thërrmia atë gurë

Përralla e përgjakur të shuhet

Të festohet tok me një flamur

Këngës iu lidh tingulli në fyt

Zë melodi e kësaj pjese të etnisë

Me këngë baladash të përlotura

Shenohet kjo festë e shqiptarisë

Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dita e Paavrësisë festohet pa liri për përdorimin e Flamurit tonë Kombëtar: Bilall Maliqi