DYLON

Mehaj: Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e FSK-së me vëllezërit e motrat e tyre në Shqipëri

Mehaj: Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e FSK-së me vëllezërit e motrat e tyre në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

“Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së”, ka bërë me dije, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profili ne tij.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së.

Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi.

Së bashku jemi giithmonë më të fortë!