DYLON

Në institucionet shkollore dhe parashkollore në Preshevë të angazhuar 844 veta

Avatar photo Redaksia

Në komunën e Preshevës vijojnë mësimet nëpër entet parashkollore, shkollat fillore dhe ato të mesme afro 5336 nxënës dhe ishin të angazhuar 844 veta personel arsimorë dhe jashtë tij për vitin akademik 2015/2016, shkruan Titulli.com.

Sipas të dhënave që ka siguruarTitulli.com në territorin e komunës së Preshevës vetëm në shkollën e mesme teknike dhe gjimnaz janë të angazhuar 265 veta që përfshinë personelin arsimorë, menaxhues dhe për mirëmbajtje.

EkoHigjiena

Të dhënat e marra nga drejtorati për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore në Preshevë tregojnë se në shkollat fillore për vitin akademik 2015/2016 ishin të angazhuar 519 veta personel arsimorë dhe jashtë procesit.

Ndërsa në entin parashkollor “Marsi” punojnë 60 veta dhe në mënyrë tabelare i keni të prezantuar më poshtë.

Institucionet shkollore në komunën e Preshevës shpeshherë nga përfaqësues politik e akademik janë cilësuar të politizuara dhe me nivel të ulët të mësimdhënies dhe personel arsimorë joadekuatë.